Stayfit Gym

Ne besojmë se në Stayfit Gym do të jeni gjithmonë në formë, do keni një imazh të mirë si një njeri i shëndetshëm dhe me fizik që cdokush do ju kishte zili! Duke pranuar se tre pengesat kryesore me të cilat përballemi për arritjen e shëndetit ideal janë koha, lëndimi (ose rreziku i tyre) dhe mungesa e njohurive, Stayfit Gym ofron një zgjidhje, me një program të sigurt, efikas dhe të qëndrueshëm, duke zbatuar një teknikë të fokusuar në pajisje të specializuara , me një ose dy seanca 20 minuta në javë.

Perfitimet

Frekuentimi i palestrës cdo ditë, do të përmirësojë jetën tuaj shoqërore, si dhe mënyrën se si ndiheni me veten tuaj. Ju mund të flini më mirë nëse ushtroheni çdo ditë, që do të thotë më shumë energji dhe një humor me i mirë. Palestra si zakoni juaj i perditshem jep pozitivitet dhe mireqenie ne jeten tuaj.

Perfitimet shendetesore

Ushtrimet fizike ndikojnë në uljen e riskut për sëmundje koronare të zemrës në disa mënyra. Konkretisht bëhet fjalë për uljen e obezitetit, uljen e tensionit arterial, uljen e nivelit të triglicerideve dhe yndyrnave, teksa ndihmojnë edhe në përmirësimin e qarkullimit të gjakut, si dhe në uljen e përgjithshme të nivelit të stresit.

Kontroll i peshës trupore

Jemi ketu , per tju ofruar kontroll mbi peshen tuaj trupore. Ne ju garantojme jo vetem nje trup te bukur, por edhe nje jete te shendetshme. Kujdesemi per shendetin tuaj edhe jashte palestres, duke iu dhene dieten e pershtatshme per ju, si edhe rregullat qe duhet te ndiqni per nje rezultat te shpejte e te deshiruar.